Conte: Hakimi duhet të mësojë të mbrojë, ndaj Real nuk ishte ashtu siç thuhet

schedule17:19 - 30 Nëntor, 2020

schedule 17:19 - 30 Nëntor, 2020

Interi përballet ditën e nesërme me Borussia Monchengladbach për grupet e Champions League dhe fitorja është shpëtimi i vetëm i tyre. Para kësaj ndeshje ne konferencë për shtyp ka dalë trajneri i zikaltërve, Antonio Conte, i cili preku disa çështje.

KRITIKAT – “Kishte shumë gjykime negative pas ndeshjes ndaj Real Madrid, dëgjova njerëz duke thënë se Reali bëri atë që donte. Ata harrojnë që ishim më 10 lojtarë pas 30 minutash dhe ata kishin një penallti pas katër minutash”.

 

VËSHTIRËSITË – “Ne i krijuam ato situata dhe ato na penalizuan, duhet të përmirësohemi që të mos krijojmë këto situata negative, që e bëjnë gjithçka më të vështirë”.

BORUSSIA MONCHENGLADBACH – “Nesër është ndeshje kundër një ekipi të vështirë, që po bën mirë në Champions League. Duhet të bëjmë më të mirën për të dalë jashtë fushe pa keqardhje.

Ne e filluam Champions League si arbitra të fatit tonë, nëse sot nuk jemi, do të thotë se kemi bërë disa gabime në disa situata. Duke thënë këtë, mënyra e vetme për të provuar të qëndrojmë gjallë është të fitojmë nesër kundër Borussia”.

 

ECURIA NË EUROPË – “E dimë se nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë një mundësi për ne të ndjekim rrugën europiane, ku shpesh ka lojëra me eliminim direkt”.

HAKIMI – “Shkoni dhe shikoni se çfarë thashë në fillim të sezonit për Hakimin. Unë mbetem i vendosur në qëndrimet e mia. Ai ka potencial, por duhet të punojë shumë në fazën mbrojtëse”.

Në Itali ka presion dhe kërkesa më të larta se në Gjermani dhe Premier League, veçanërisht në skuadra të tilla si Interi. Ai është një djalë që ka potencial të madh, por duhet të punojë duke ditur që këtu ka presione të ndryshme”, u shpreh Conte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!