Conte: Dozat e para të vaksinës do t’i kemi në dispozicion në fillim të dhjetorit

schedule22:01 - 20 Tetor, 2020

schedule 22:01 - 20 Tetor, 2020

Kreu i qeverisë italiane Giuseppe Conte ka deklaruar se nëse fazat përfundimtare të përgatitjes së vaksinës Oxford-IRBM Pomezia-Astrazeneca do të përfundojnë në javët e ardhshme, dozat e para do të jenë në dispozicion në fillim të Dhjetorit.

“Për të mbajtur nën kontroll pandeminë, do të duhet të presim deri në pranverën e ardhshme për vaksinat”, tha Conte.

Shumë kompani janë në garë për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit, ende nuk ka një rezultat konkret.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!