Conte: Dorëheqja ime vjen për një qeveri me unitet kombëtar dhe pro-evropiane

schedule15:40 - 27 Janar, 2021

schedule 15:40 - 27 Janar, 2021

“Vuajtja që po kalojnë qytetarët kërkon një perspektivë të qartë dhe një qeveri që ka një shumicë më të madhe dhe më të sigurt “. Kështu është shprehur kryeministri në largim i Italisë Giuseppe Conte, në një postim në Facebook.

“Është koha që zërat që kanë Republikën në zemër të dalin në Parlament. Dorëheqja ime është në shërbim të kësaj mundësie: formimi i një qeverie të re të shpëtimit kombëtar “, e cila ka një frymë pro-evropiane .

Kryeministri u bëri thirrje të gjitha palëve, duke përfshirë Italia Viva, për fillimin e një rruge te re dhe një qeverie me unitet kombëtar e pro-evropiane.

Giuseppe Conte ia dorëzoi dorëheqjen e tij Presidentit Sergio Matterella të martën paradite pas një takimi kabineti në të cilin ai informoi edhe ministrat për qëllimet e tij.

Conte dhe Matterella patën një bisedë të shkurtër pas të cilës presidenti e pranoi dorëheqjen e tij dhe i kërkoi qeverisë, si zakonisht, të qëndronte në detyrë për trajtimin e çështjeve aktuale. Konsultimet do të fillojnë nga e mërkura pasdite. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!