Radu dhe Gagliardini një ditë më parë zbuluan se janë ende me COVID-19, por ka edhe nga ata që po e mundin virusin tek Interi. Pasi ia kishin dalë më parë Bastoni dhe Nainggolan, tashmë është radha e Ashley Young.
Anësori anglez ka bërë tamponin dhe tani ka dalë negativ, çka i jep mundësinë të lërë karantinën dhe të stërvitet me skuadrën e tij. Gjithsesi nesër kundër Genoa ai nuk mund të luajë, pasi nuk ka gjendjen e duhur fizike dhe sportive.
Buone notizie per #Conte, #Young è negativo#Interhttps://t.co/Z0LSlRe4CB
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) October 23, 2020
Te Interi numri i të infektuarve momentalisht është katër, pasi veç Radu e Gagliardini janë edhe Hakimi dhe Skriniar të prekur. Trajneri Antonio Conte pret me padurim ta ketë të plotë grupin e futbollistëve. /abcnews.al