Conte: Boll me fjalë, titulli fitohet me vepra. Verona? Test i komplikuar

schedule16:36 - 24 Prill, 2021

schedule 16:36 - 24 Prill, 2021

Interi dëshiron të rikthehet te fitorja pas dy barazimeve jashtë fushe me Napolin dhe Spezian. Zikaltrit do të përballen në “San Siro” me Hellas Veronën nesër në drekë (15:00), sfidë rreth së cilës flet trajneri Antonio Conte në konferencën e zakonshme për shtypin.

Na pret një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar. Verona po paraqitet shumë mirë në Serie A, edhe pse vjen nga një seri rezultatesh negative. Dy të fundit nuk i kanë merituar aspak. Juric është një trajner shumë i aftë, po konfirmohet edhe këtë sezon.

Ai ka punuar për një kohë të gjatë me Gasperinin, kështu që nuk mund të mos flas mirë për të. Të gjithë po shohin cilësinë e punës së tij. Ne po rritemi nga të gjitha pikëpamjet, nuk i kemi harruar sakrificat që kemi bërë deri tani, kështu që duhet të tentojmë të arrijmë të parët në vijën e finishit.

Fjalët nuk kanë vlerë, duhet ta fitojmë titullin me vepra. Duke llogaritur renditjen, rrugëtimin që kemi bërë deri tani, mund të them që jemi treguar të jashtëzakonshëm deri tani. Jemi të përqendruar, edhe pse e dimë që nesër do hasim vështirësi“, deklaroi Conte. /abcnews.al