Nate Diaz mposhti para pak ditësh Tony Ferguson, ndërkohë menjëherë skenën e ka marrë irlandezi Conor McGregor që ka thumbuar gangsterin amerikan.
Ai kërkon trilogjinë me Diaz, ndërkohë që pas komplimenteve e sulmon. “Urime Nate Diaz për përfundimin me fitore të detyrimeve të tua kontraktuale me UFC.
U largove si një yll i madh. Një arritje e pabesueshme. Lojë pa hile. Trilogjia jonë do të ndodhë”, shkruan McGregor, që nuk ndalet me kaq.
“Të lutem vëlla, pa mua ti nuk je askushi, je një hiç. Unë do të të rrah keq. Ferguson do ta kisha ndarë në dy pjesë në një duel në kafaz. Respektoni mbretin”. / abcneës.al