Conor McGregor është i frikshëm, fotot e fundit trembin rivalët

schedule22:19 - 8 Janar, 2020

schedule22:19 - 8 Janar, 2020

Conor McGregor është padiskutim ylli më i madh i arteve marciale, më saktësisht organizatës UFC. Luftëtari irlandez ndiqet nga miliona njerëz dhe në çdo cep të botës, numëron fansa të panumërt.

Me datë 19 janar, “MysticMac” do të ndeshet me një luftëtar tjetër shumë të njohur, Donald Cerrone, në UFC 246. Ndeshja McGregor-Cerrone do të jetë dhe eventi kryesor i UFC 246. Kur na ndajnë 11 ditë nga kjo super ndeshje, McGregor ka postuar në Instagramin e tij disa foto pas seancës stërvitore.

Forma e tij fizike? Absolutisht perfekte. Tre fotografitë e postuara nga luftëtari irlandez kanë marrë menjëherë vëmendje të madhe dhe shumë fansa të tij, janë të bindur se Donald Cerrone dhe çdo rival tjetër, tashmë kanë frikë të përballë me Conor McGregorin./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

11 days ☘️ @mcgregorfast

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on