Tirana do të luajë të enjten në Conference League ndaj Dinamo Batumit në turin e parë dhe një javë më vonë do të zhvillojë ehe ndeshjen e kthimit në Gjeorgji.
Në prag të këtyre dy takimeve, trajneri Orges Shehi ka publikuar edhe listën me lojtarët e grumbulluar.
Në listën me 23 futbollistë, bie në sy që Shehi ka futur të gjithë lojtarët nën kontratë, përfshirë afrimet e verës dhe lojtarët e promovuar nga skuadra e të rinjve.
Ndërkohë, një mungesë është ajo e mbrojtësit Erhun Obanor. Ish-mbrojtësi i Kukësit ishte për disa kohë pjesë e Tiranës dhe u mendua se do të firmoste por duket se nuk ka bindur.
Kështu, Shehi e ka lënë jashtë për këtë ndeshje dhe UEFA e konfirmon duke qenë se emri i Nigerianit mungon./ h.ll/abcnews.al