Conference League, rekord në Rinas, 306 fluturime në 2 ditë për finalen Roma-Feyenoord

schedule19:48 - 25 Maj, 2022

schedule 19:48 - 25 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka bërë publike numrin e personave që kanë hyrë në Shqipëri nga Aeroporti “Nënë Tereza.”

“Fluturime rekord në aeroportin “Nënë Tereza”, ku janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme”, shkruan Kryeministri.

Ai gjithashtu bën me dije se gjatë 48 orëve, janë kryer 306 fluturime.

Ky është numër rekord fluturimesh për finalen e madhe të UEFA Europa Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet sonte në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!