Përveç katër sfidave të UEFA Europa League, pasditen e kësaj të enjteje janë zhvilluar edhe katër sfidat e para, të xhiros së kthimit, të fazës së 1/16-ve, të Conference League, ku kanë siguruar avancimin për në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni, skuadrat e Fiorentina, Fenerbahce, PAOK e Viktoria Plzen.
“Violët” italianë e mbyllën sfidën e “Artemio Franchi”, me rezulatin 1 me 1, rezultat, që mjaftoi për të eleminuar izraelitët e Maçabi Haifa nga kompeticioni, pas fitores, tepër të vështirë, 4-3 në transfertë. Golin për vendasit e shënoi Antonin Barak, në minutën e 59’-të, ndërsa më miqtë rrjetën e siguroi 19-vjeçari, Anan Khalaili, në minutën e 88’-të, por pa mundur të ndryshojë fatet e sfidës.
Fenerbahce u mposht minimalisht nga belgët e Royale Union SG, me këta të fundit, që triumfuan transfertën turke, me rezultatin minimal, 0 me 1 falë golit të Mathias Rasmussen, mirëpo, fitoreja e thellë 3 me 0, ndeshjen e parë në transfertë ndihmon “fenerët” e Stambollit të avancojnë për në çerekfinale.
Mes tetë më të mirave janë edhe “gjigantët” grek të PAOK, të cilët fituan me rezultatin e thellë, 5-1 përballë Dinamo Zagreb, duke zhvlerësuar fitoren 2-0 të ekipit kroat në ndeshjen e parë. Për golat menduan Baba Rahman, në minutën e 27’, një autogol i Sucic, në minutën e 33’-të, Thomas, në të 42’-tën, si dhe Koulierakis e Zivkovic, në minutat e 72’ e 88’, ndërsa për kroatët golin e “nderit” e shënoi “dardani”, Arbër Hoxha.
Ndërakq, siç theksuam edhe më sipër, në çerekfinalet e UEFA Conference League një “biletë” siguruan edhe çekët e Viktoria Plzen, të cilët lumtuar jo pak tifozët në “Doosan Arena”. Fitorja erdhi vetëm pas goditjes së 11-metërshave, teksa nga pika e bardhë e penalltisë, Stevanovic, Severin e Tsunemoto u treguan të pasaktë për Servette, duke i “dhuruar” kualifikimin vendasve. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Fiorentina 1 – 1 Maccabi Haifa
Fenerbahce 0 – 1 Royal Union SG
PAOK 5 – 1 Dinamo Zagreb