Partizani ka fituar ndeshjen e parë me Sfintul Gheorghe me rezultatin 5-2 dhe kalimi në turin tjetër duket një mision i lehtë. Gjithsesi trajneri Ilir Daja thekson ne konferencën për shtyp se nuk e mendojnë ende veten të kualifikuar.
“Kualifikimi i sigurt? Sigurisht që kemi bërë një hap në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi, sepse kemi një diference me 3 gola me kundërshtarin. Por nuk do mendojmë për turin e dytë, jemi të fokusuar te ndeshja e kthimit që do të luajmë nesër këtu. Të shohim në përfundim të 90 minutave si do të jemi në raport me kualifikimin, por edhe me paraqitjen tonë”.
“Gjendja e skuadrës? Sigurisht që nuk mund të jap detaje, por e kemi pjesën më të madhe të grupit. Kemi ardhur këtu me të gjithë kontigjentin që kemi në dispozicion për takimin ndaj Sfintul Gheorghe”.
“Supriza e mundshme? Kemi luajtur ndeshjen e parë. Ashtu sicc e presim që Sfintul të na paraqitet në një mënyre tjetër, ashtu edhe ne kemi marrë masa për t’u paraqitur në një formë tjetër”.
“Sfintul ka mundur Sheriffin? Prej një viti jam trajner i Partizanit dhe nuk mund të bëj këtë krahasim përsa i përket Partizanit që ka luajtur me Sheriff Tiraspol. Kam ndjekur ndeshjen që ka zhvilluar Sfintul në Superkupë me Sheriff Tiraspol dhe aty kemi marrë informacion plus në lidhje me këtë skuadër”, tha Daja. /abcnews.al