Temperatur shënonin -8 gradë celcius, por kjo nuk frenoi talentet e “Bluve” të Chelsea, për të arritur fitoren e gjashtë radhazi.
“Gjigantët” e Premier League nuk kanë gabuar në sfidën e radhës, atë të xhiros së 5-të të fazës së parë së UEFA Conference League, duke mundur mes acarit kazakët e Astana, me rezultatin e thellë 3-1.
Protagonisti absolut i fitores ishte “bomberi” spanjoll Marc Guiu, i cili realizoi një dopietë të shpejtë të minutat 14’ e 18’, për të lënë më pas vendin golit të anësorit portugez Renato Veiga dhe rrjetës së Tomasov, me këtë të fundit që shënoi golin e vetëm për vendasit.
Falë këtij rezultati, Chelsea ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe vijon të mbetet në vendin e parë të renditjes, teksa tashmë ka “prerë” zyrtarisht edhe biletën për në fazën tjetër të kompeticionit. /i.m /abcnews.al