Nuk kishte mënyrë më të mirë për të mbyllur fazën e parë të Conference League.
“Blutë” e Chelsea kanë shkëlqyer mbrëmjen e kësaj të enjteje në sfidën e xhiros së 6-të dhe të fundit për fazën ligë, duke mundur në “Stamford Bridge” irlandezët e Shamrock Rovers me rezultatin e thellë 5-1.
Protagonisti absolut ishte padyshim “bomberi” spanjoll, Marc Guiu, i cili realizoi plot 3 gola, ndërsa për të vulosur rezultatin e thellë menduan Dewsbury-Hall e Cucurella për vendasit, si dhe Poom për “gjigantët” e futbollit irlandez.
Ndërkaq, në sfida të tjera të mbrëmjes Vitoria Guimaraes barazoi 1-1 me “Violët” e Fiorentina, Copenhagen u mund 3-0 nga Rapid WËien, ndërsa Panathinaikos fitoi 4-0 me Dinamo Minsk. /i.m /abcnews.al