Kanë përfunduar 11-të sfidat e para të vlefshme për xhiron e 4-t të fazës ligë së UEFA Conference League, ku ndryshe nga herët e tjera numri i golave ka qenë disi më i reduktuar, ama fitoret e favoritëve nuk munguan.
Kështu, “Blutë” e Chelsea kanë arritur të sigurojnë fitoren e radhës në arenën evropiane, me djemtë e teknikut Enzo Maresca që shënuan 2 herë në portën e gjermanëve të Heidenheim, falë Christopher Nkunku e Mykhailo Mudryk për të grumbulluar 3 pikët.
Fitore të mëdha arritën dhe Panathinaikos e Copenhagen, me “Të Gjelbërit” e Athinës që fituan minimalisht 1-0 ndaj finlandezëve të HJK Helsinki, ndërsa “gjigantët” e futbollit danez mundën me rezultatin e ngushtë 2-1 bjellorusët e Dinamo Minsk.
Ndërkaq, në sfida të tjera, Astana barazoi 1-1 me Vitoria Guimaraes, Borac Banja Luka fitoi 2-1 ndaj LASK Linz, Jagiellonia baraazoi 3-3 me Celje, Cercle Brugge mundi 2-0 skocezët e Hearts, APOEL fitoi 1-0 transfertën e Molde, Noah barazoi 0-0 me Vikingur, Djugarden fitoi 1-0 ndaj TNS, ndërsa St. Gallen barazoi 2-2 me serbët e TSC Backa Topola. /i.m /abcnews.al