Lojtari i Bayern Munich, Kingsley Coman është i kënaqur te skuadra bavareze dhe nuk është se e mendon shumë largimin.
Në merkaton e verës, lojtari është përfolur për një largim të mundshëm nga Bundesliga, por Coman vendosi të qëndronte në Munich.
Në një intervistë francezi është shprehure se për momentin nuk e ka mendjen tek e ardhmja e tij por tek ndeshjet e radhës.
“Për momentin dua ta përfundoj mirë këtë sezon dhe të jap gjithçka. Pastaj do të shohim, ka disa opsione. Ne kemi pasur bisedime me menaxherin sigurisht, klubi do të vazhdojë të flasë me agjentët e mi, ndoshta do të kam lajme së shpejti. Gjithmonë kam dashur të luaj për një klub të madh. Bayerni është një nga klubet më të mira dhe më të mëdha në botë. Është vendi ku kam luajtur më gjatë deri tani dhe jam shumë mirënjohës që jam këtu”, ka deklaruar Coman. /f.a/abcnews.al