“Çohu Enver, na bëj derman”, Adrola Dushi sqaron deklaratën që irritoi ndjekësit

schedule20:50 - 17 Qershor, 2021

schedule 20:50 - 17 Qershor, 2021

Një deklaratë e modeles Adrola Dushi ka shkaktuar irritimin e ndjekësve të saj në rrjete sociale. “Ne si shqiptarë nuk dimë të menaxhojmë lirinë dhe demokracinë. Çohu Enver na bëj derman!”, ishin fjalët që shkroi modelja. Fraza e fundit nuk është pritur mirë nga fansat, duke keqkuptuar se çfarë ka dashur të thotë modelja.

Lidhur me këtë, Adrola ka bërë një sqarim publik ku shkruan: “Per storyn paraardhes, thirrja “cohu Enver” eshte absolutisht figurative dhe kjo nuk do te thote qe une preferoj regjimin komunist apo totalitarist, kjo ishte thjeshte per te shprehur shokun tim emocional/mendor sa i perket ndodhive banale qe ndodhin ne vendin tone.

Duke u perpjekur per te qene si bota, po ngaterrojme vlerat, talentin me banalitete dhe imazhin siperfaqesor qe po perpiqemi te shesim. Edhe pse eshte fraze kontradiktore per ne shqiptaret, kjo qe une permenda nuk eshte ne ligjerate te drejte por figurative sic e thashe dhe po e perdor ne nje moment te caktuar ku shoqeria jone po kalon episode te renda si jetesore, ashtu edhe kulturore”, shkruan Adrola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!