Coca Cola thyen traditën dhe hedh në treg pijen e parë alkoolike

schedule13:24 - 8 Mars, 2018

schedule 13:24 - 8 Mars, 2018

Pija e parë alkoolike nga Coca-Cola është tashmë në treg, por aktualisht do të shitet vetëm në Japoni. Gjithësesi në Japoni konfirmohet se pija është ende në fazë eksperimentale për të parë nëse do të ketë fitime.

Coca-Cola ka hedhur në treg pijen e saj të parë alkolike, duke synuar tregun japonez i cili po zgjerohet shumë kohët e fundit. Kolosi amerikan do të konkurojë në sektorin e pijeve të lehta alkoolike që kanë përqindje të ulët alkooli dhe shije të ndryshme. Zërat për hedhjen në treg të një pijeje alkoolike nga Coca-Cola qarkullonin prej katër muajsh. Ndërsa një muaj më parë erdhi konfirmimi nga një artikull i presidentit të filialit japonez të Coca-Cola, i publikuar në faqen zyrtare të shoqërisë. Ky u fundit konfirmoi dalje në treg të pijes e cila në Japoni njihet me emrin Chu-Hi, pije në kanoce me aroma të ndryshme. Presidenti I filialit japonez theksoi se bëhet fjalë për një fazë eksperimentale. Devijimi drejt pijeve alkoolike vjen në një moment që shitjet e pijes tradicionale kanë rënë ndjeshëm pasi brezat e rinj kërkojnë të shmangin sheqerin. Si pasojë Coca-Cola ka vendosur të fokusohet në segmentin e tregut që po shënon zgjerim dhe rritje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!