Coca-cola ka krijuar një impakt të rëndësishëm ekonomiko-social në Shqipëri. E pranishme që prej vitit 1994 kompania ka krijuar një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj komunitetit dhe ambientit me inovacion, teknologji,punësim dhe modele biznesi.
Universiteti i mirënjohur në Itali Bocconi ka realizuar një studim nga i cili është konstatuar se Coca-Cola ka sjellë një realitet novator, i aftë të gjenerojë të ardhura dhe të mbështesë ekonominë dhe punësimin në vend.
Hulumtimi gjurmon ndikimin e përgjithshëm të punësimit të Coca-Cola në Shqipëri, e cila , ka pasur një impakt prej 2,800 punonjësish, nga të cilët punonjës direkte janë 342 ndërsa indirekt janë 2,458.
Angazhim ka qenë për këtë kompani vijimi i investimeve në inovacion dhe qëndrueshmëri mjedisore. Me “Projektin e Lëvizshmërisë së Gjelbër” CCBS ka pajisur forcën e saj tregtare – duke filluar nga rrugët e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës – me 76 automjete elektrike 100%, të cilat lejojnë shmangien e emetimit në atmosferë të 242 tonë dioksid karboni, ekuivalent me sasia e përthithur në një vit nga 18 mijë pemë. Qëllimi është të përmirësohet flota tregtare në terren në një total prej 193 automjetesh jo ndotëse në të gjithë Shqipërinë.
Një risi tjetër e madhe u prezantua më pas në tregun shqiptar, shishet e bëra me 100% plastikë të ricikluar, në formatet 0.45 L dhe 0.9 L, të cilat sot përfaqësojnë 4,740,000 paketime.
Në fokus të kompanisë së fundmi është ai që lidhet me “Panelet fotovoltaike të energjisë diellore”: një investim prej më shumë se 1,000,000 euro për të shtruar në të gjithë fabrikën – ose 10,680 metra katrorë sipërfaqe – panele fotovoltaike që mbulojnë 62% të kërkesës vjetore të energjisë, fakt që ndikon në një ulje të CO2 prej 1,230 ton në vit. /abcnews.al/

