Irani po lëviz shumë asete ushtarake brenda vendit, si qindra dronë dhe raketa lundrimi, duke sinjalizuar se ai ndoshta po përgatitet të sulmojë objektivat izraelitë nga territori i tij. Këtë e raporton CNN, duke cituar dy burime të inteligjencës amerikane.
Nuk është e qartë nëse Irani po përgatitet të godasë nga toka e tij si pjesë e një sulmi fillestar, apo nëse po përpiqet të pengojë Izraelin ose SHBA-në nga kryerja e një kundërsulmi të mundshëm në territorin e tij.
Njëri prej burimeve tha se SHBA kishte vëzhguar Iranin duke përgatitur deri në 100 raketa lundrimi.
Kujtojmë që Irani ka paralajmëruar hakmarrje ndaj izraelit në përgjigje ndaj sulmit në konsullatën iraniane javën e kaluar në Damask, ku u vranë disa gjeneralë të lartë./abcnews.al