Marina Vjollca është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Çdo të shtunë e shikojmë moderatoren nën drejtimin e emisionit “Klanifornia”, e cila tërheq gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj. Por imazhi i saj në puntatën e fundit të emisionit e ka vënë në qendër të kritikave.
Marina u shfaq e veshur me një fustan të gjatë, me të cilin dukej mjaft sensuale. Shumë ndjekës e kanë komplimentuar moderatoren duke e krahasuar dhe me Marilyn Monroe apo Sheron Stone. “Marilyn Monroe (Shqiptare) Vetëm pika po mungon”, ka shkruar njëri prej tyre.
Por, kanë qenë të shumtë dhe ata që e kanë “kryqëzuar”, duke thënë se fustani është shumë i ekzagjeruar dhe duke e cilësuar si një rrjetë. Madje, ka patur nga ata që e kanë krahasuar me fustanin e famshëm të Bleona Qerretit. “Ja more titullin Bleonës me këtë fustan o lumadhe”, “Po shkoje në plazh me këtë fustanin” kanë qenë disa prej komenteve. xh.d/abcnews.al