“Shqipëria, perla e Evropës”, media amerikane: Një nga 25 destinacionet më të mira

schedule16:25 - 18 Nëntor, 2024

schedule 16:25 - 18 Nëntor, 2024

SHQIPËRI- Revista e mirënjohur Amerikane për Turizmin, “Conde Nast Traveller” e cila ka sugjeruar 25 destinacionet më të mira në Europë për të pushuar për vitin 2025, rekomandon për lexuesit e saj që vitin e ardhshëm të vizitojnë Shqipërinë.

Media amerikane shkruan se vendi ynë shihet si një lojtar i forte në industrinë Europiane të Turizmit për vitin 2025 ndërsa krahason Alpet tona me alpet zvicerane.

Nga fshatrat përrallor, tek Berati dhe Gjirokastra që janë pjese e trashëgimisë botërore të Unescos si dhe një bregdet i kristaltë, Shqipëria është vendi që rivalizon Greqinë mbi gjithçka që ajo mund të ofroje shkruan Conde Nast Traveller.

Me fluturimet direkte transaltantike nga Shtetet e Bashkuara drejt Tiranës si dhe tek hapja e Aeroportit të Vlorës, media amerikane shkruan se turistët kanë tashmë të gjithë logjistikën lehtësuese për të shijuar këtë perlë të mesdheut.

Conde Nast Traveller e cilëson Shqipërinë si vendi që ka thyer çdo rekord duke cituar planin e qeverisë për të tërhequr 10 milionë Turistë të huaj deri në vitin 2025, por ky synim u përmbush që në vitin 2023.

Media Amerikane shkruan se Shqipëria është gjithashtu edhe një destinacion trend për çmimet e arsyeshme që ofron për pushuesit , që shpesh here janë quajtur surreale në krahasim me bukuritë natyrore të vendit tone./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!