Çmontohet “Matrix”, krimi lulëzonte/ Gazetarja: Mund të zbardhen shumë vrasje në Shqipëri, përfshirë dhe ‘fati’ i Vis Martinajt

schedule23:51 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 23:51 - 4 Dhjetor, 2024

TIRANË- Europol ka konfirmuar se ka thyer aplikacionin “Matrix” dhe ka verifikuar se brenda tij janë përdorur 33 gjuhë të huaja, përfshirë dhe gjuha shqipe.

Rezulton se ne nivel global ekzistojnë mbi 8 mije llogari përdoruesish, te cilët kryenin pagesa nga 1360 deri ne 1700 dollarë çdo 6 muaj.

Autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, Etleva Delia, e ftuar në “Ora e Fundit” komentoi këtë goditje të madhe të agjencive të huaja, hap ky, i cili siç tha ajo mund të çojë në zbardhjen e shumë ngjarjeve të tjera kriminale, që kanë ndodhur në Shqipëri.

“Dje Europol tha se kemi çmontuar këtë platformë. Pas vrasjes së gazetarit holandez, Europol ka rënë në gjurmët e “Matrix”. Kjo platformë nuk ekziston më. Matrix ka qenë funksional edhe paralelisht kur funksiononte Sky ECC. Ndërkohë që SKY u bllokua, matrix filloi punën. Besoj se mund të ndihmoj. Çkodimi i kësaj platforme, në zbardhjen e kësaj ngjarje. Ka disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur, si zhdukja e Ervin Martinajt, vrasja e biznesmenit Bardhok Pllanaj në Shkodër, vrasja me eksploziv e Aleksandër Sadikajt në autostradë. Mund të jenë krimet e Vlorës”, tha ajo.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në lidhje live me studion e ABC News theksoi se pagesat në këtë aplikacion bëheshin në kriptomonedhave.

Ai pohoi se zona kryesore ku është gjurmuar përdorimi i “Matrix” ishte Evropa Jugore, një tregues ky, i cili sipas Softës dëshmon se brenda tij ka dhe shqipfolës dhe kjo mund të çojë në arrestime dhe zbardhje krimesh, që janë kryer edhe në Shqipëri.

“Informacionet që morën nga zbërthimi i këtij aplikacioni, ngriti një task-forcë. Kanë arritur të bëjnë disa arrestime dhe në operacion merrnin pjesë katër shtete, Holanda, Gjermani, Lituani, përfshirë dhe Italia. Pagesat në aplikacion bëheshin me kriptomonedha. I arrestuar është dhe një 51-vjeçar, që mendohet se është një prej themeluesve të këtij aplikacioni. Përdorimi i këtij aplikacioni kryesisht është bërë në Evropën Jugore”, tha ai./abcnews.al