Policia greke çmontoi ditën e djeshme, 27 shtator, bandën kriminale shqiptare, e cila aktivizohej në fushën e trafikimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike si edhe në vjedhje të banesave dhe dyqaneve në Greqi.
Në kuadër të operacionit antidrogë, u arrestuan 22 persona me në krye shqiptarin 30-vjeçar, Esmin Ferhati, i cili u qëllua me armën e shërbimit nga oficerja e policisë, pasi tentoi të arratisej.
Sipas të dhënave të deritanishme bëhet fjalë për një bandë shqiptare e organizuar dhe e drejtuar nga shtetas shqiptarë.
Megjithatë nuk është bërë ende i ditur numri konkret i shqiptarëve, anëtarë të grupit kriminal, shkruan protothema.gr.
Sakaq mësohet se mes të arrestuarve është dhe një police në provë, e cila me sa duket mbulonte aktivitetet kriminale të bandës shqiptare, duke u dhënë informacion për lëvizjet e policisë në Athinë.
Por misioni i polices dështoi dje, pasi nuk arriti të njoftonte në kohë bandën shqiptare, që nuk arriti t’i fshihej policisë./abcnews.al./