Çmimi Nobel për paqe për vitin 2021 e kanë fituar dy gazetarë dhe aktivistë të fjalës së lire, Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitry Muratov nga Rusia.
Ata u vlerësuan nga Akademia Suedeze për “përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme”.
Historia e Çmimit Nobel për Paqe
Çmimi, i cili është dhënë 102 herë që nga viti 1901, i shkon një personi ose personave që kanë ose kanë bërë “punën më të madhe ose më të mirë për vëllazërimin midis kombeve”.
Në historinë e tij, çmimi i ka shkuar 25 organizatave, 17 gra dhe në dy raste është ndarë mes tre personave. Vetëm një marrës, vietnamezi Le Duc Tho, ka refuzuar vlerësimin, të cilin e ndau me Henry Kissinger.
Çmimi i vitit të kaluar shkoi në Programin Botëror të Ushqimit, i cili u krijua në vitin 1961 me urdhër të Presidentit amerikan Dwight Eisenhower për të luftuar urinë në të gjithë globin. Agjencia e OKB-së me qendër në Romë u lavdërua për përpjekjen për t’i dhënë fund urisë si “një armë lufte dhe konflikti”.l.k/abcnews.al