Altin Hoti ekspert ekonomie në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për ndikimin e konfliktit Iran-Izrael te çmimi i naftës.
Gjatë intervistës, Hoti shpjegoi se ka një sërë faktorësh që kanë sjellë këtë situatë, duke nënvizuar se gjithashtu ulja e çmimit të naftës është e ndikuar edhe nga rritja e prodhimit.
“Edhe pse konflikti Iran Izrael është jo aktiv, por nuk është i shuar, ajo që quhet risku gjeopolitike që mund të rrisë çmimin e naftës është për shkak të riskut që mund të ekzistojë për shkak të ndërprerjes së luftës në rajon ka pësuar ulje. Parashikimet janë që gjatë gjithë vitit 2025 por edhe në vazhdim do të ketë tendencë të ulje. Mendimi im për këtë çështje është se nuk do pësojë ulje jo vetëm për shkak të largimit të riskut të luftës në rajon por edhe për shkak të një sërë faktorësh të tjerë…Gjatë 2025 konsumatori i ekonomisë globale nuk është më konsumatori me të njëjtën ritëm i naftës. Edhe normat e interesit në Amerikë që është një tjetër konsumator i produkteve të naftës, ka qenë e pandryshuar gjë që frenon konsumin si për investime….Ka një sërë parametrash makroekonomik që kanë ndikim në uljen e çmimit të naftës”, u shpreh ai.
/abcnews.al/

