Çmimi i naftës nëpër botë, në tri shtete një litër s’kushton as një cent

schedule12:21 - 8 Mars, 2022

schedule 12:21 - 8 Mars, 2022

Sipas një çmimoreje me çmimet mesatare të naftës nëpër shtete në mbarë botën, disa shtete të Ballkanit radhiten ndër vendet ku një litër naftë kushton shumë shtrenjtë.

Sipas çmimeve mesatare të naftës të publikuara nga GlobalPetrolPrices.com, të përditësuar për herë të fundit më 28 shkurt 2022, në tri shtete të botës një litër naftë nuk kushton as një cent. Kosova nuk është përfshirë në listë, shkruan Gazeta Express.

Çmimi mesatar i naftës në mbarë botën vlerësohet të jetë rreth një euro për listër. Ka dallime të konsiderueshme në çmimet e naftës midis vendeve. Natyrisht, në vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë, çmimet janë shumë të ulëta.

Në Iran, një litër naftë kushton mesatarisht 0.009 cent; në Venezuelë 0.022
cent, ndërsa në Libi 0.029 cent.

Në Kroaci, një litër naftë vlerësohet se kushton 1.49 euro, në Shqipëri 1.58 euro, në Serbi 1.52 euro. Në Mal të Zi një litër naftë kushton pak më lirë: 1.45 euro, ndërsa edhe më lirë është në Bosnjë: 1.33 euro.

Ndër vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut vlerësohet se e ka çmimin më të lirë për një litër naftë: mesatarisht 1.19 cent.

Tri vendet me çmimin më të shtrenjtë për një litër naftë vlerësohet të jenë Norvegjia me 1.99 euro, Suedia me 2.12 euro dhe Hong Kongu me 2.14 euro./Express