Çmimi i energjisë nuk ndryshon/ ERE miraton vendimin, tarifat mbeten njëlloj edhe për vitin 2024

schedule14:04 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 14:04 - 15 Dhjetor, 2023

Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për vitin e ardhshëm.nti Rregullator i Energjisë Elektrike në mbledhjen e rdhës ka miratuar vendimin në bazë të cilit parashikohet që qytetarët dhe bizneset do të vijojnë që të paguajnë të njëtat tarifa edhe në vitin 2024. Kreu i Entit Rregullator deklaroi se vendimi do të jetë në fuqi deri në shqyrtimin në një tjetër mbledhje.

Abonenët familjarë do të vijojnë të paguajnë 9.5 lekë/kWh, pa TVSH apo 11.4 lekë/kwh, me TVSH. Pavarësisht krizës energjitike në Europë Shqipëria e tejkaloi me sukses këtë sfidë. Në procedurën e fundit të realizuar për periudhën 5 deri në 10 dhjetor KESH ka shitur energji në një vlerë prej 5.6 milion eurosh.

Procedura për shitjen është realizuar me dy lote dhe janë eksportuar rreth 57 mijë megavatorë energji elektrike e cila është shitur me dy lote dhe me një çmim mesatar prej 98 eurosh. Niveli i ujit në kskadën e Drinit rezulton në nivelet më të larta të muajve të fundit duke siguruar plotësimin e nevojave të vendit me energji por njëkohësisht edhe duke shitur energji./abcnews.al