Çmimi i benzinës arrin nivel rekord në SHBA

schedule10:36 - 10 Maj, 2022

schedule 10:36 - 10 Maj, 2022

Çmimet me pakicë të benzinës kanë shënuar një tjetër rekord në SHBA, pasi furnizimet e karburanteve janë kufizuar që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt dhe sanksioneve Perëndimore kundër Moskës.

Kostoja mesatare e një gallon benzinë me pakicë ka shkuar në 4.374 dollarë këtë të martë, sipas Shoqatës Amerikane të Automobilave.

Lexo edhe: Ushtria ukrainase: Rusia përforcon praninë e trupave përgjatë kufirit verior pranë Kharkiv

Ky çmim kalon rekordin e mëparshëm, ku një gallon benzinë kushtonte 4.4.331 dollarë.

Stoqet globale të karburantit po pakësohen pasi kërkesa është rikthyer në nivelet para pandemisë së Covid-19, ndërsa furnizimet janë kufizuar që prej pushtimit të Ukrainës dhe sanksioneve pasuese ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët Perëndimorë, shkruan Skynews.

Megjithatë, çmimet e karburantit në Shtetet e Bashkuara mbeten dukshëm më të ulëta se te konsumatorë të tjerë të mëdhenj si Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Franca, ku taksat e larta rrisin edhe koston e karburantit./abcnews.al/