ÇMIMET E FUTBOLLISTËVE/ Shqipëria 100-fish më shumë, San Marino s’vlen as sa Manaj

schedule19:38 - 31 Mars, 2021

schedule 19:38 - 31 Mars, 2021

San Marino-Shqipëri nis prej orës 20:45, ndërkohë që tashmë janë publikuar edhe formacionet e të dyja skuadrave. Nëse i hedh një sy vlerave të lojtarëve në Transfermarkt, kombëtarja e Edoardo Reja vlen më shumë se 100 herë më shumë se rivalët.

Totali i formacioni kuqezi vlerësohet me 60.55 milion euro, kurse San Marino 585 mijë euro, pa Marcello Mularoni, i cili aq që vlerësohet me një çmim nga faqja e specializuar për vlerësimin e çmimeve të futbollistëve.

Sikurse edhe shihet, San Marino nuk vlen as sa Rey Manaj, sulmuesi i Shqipërisë që është pjesë e Barcelonës B në ligën e tretë spanjolle. /abcnews.al

SAN MARINO: Benedettini (75 mijë euro), Battistini (50 mijë euro), Fabbri (25 mijë euro), Simoncini (25 mijë euro), Rossi (10 mijë euro), Palazzi (50 mijë euro), Tomassini (25 mijë euro), Golinucci (25 mijë euro), Mularoni (pa çmim), Nanni (75 mijë euro), Berardi (225 mijë euro)
TOTALI: 585 mijë euro

SHQIPËRIA: Strakosha (18 milion euro), Gjimshiti (22 milion euro), Ajeti (250 mijë euro), Veseli (500 mijë euro), Hysaj (14 milion euro), Lenjani (200 mijë euro), Memushaj (500 mijë euro), Ramadani (400 mijë euro), Bare (1.5 milion euro), Manaj (700 mijë euro), Broja (2.5 milion euro)
TOTALI: 60 milion e 550 mijë euro

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!