Një regjisor grek dhe një meksikan kanë qenë protagonistët që rrëmbyen pjesën më të madhe të çmimeve Bafta. Çmimet kinematografike britanike paraprijnë mbrëmjen e Oskar në Los Angeles.
Të cilësuar si çmimet Oskar Britanike, BAFTA janë çmime kinematografike që dorëzohen nga shoqata e pavarur British Academy of Film and Television Arts.
Ceremonia e zhvilluar në Royal Albert Hall, në Londër, në prani të shumë yjeve të kinematografisë, por dhe të Uilliam dhe Kejt, duka dhe dukesha e Kembrixh, kishte si protagonist filmin “E preferuara” të regjisorit grek Jorgos Lantimos dhe “Roma” të drejtuar nga meksikani Alfonso Kuaron.
“E preferuara “, me 12 kandidatura mes të cilave ajo e Rachel Ueisz e Olivia Colman si aktoret më të mira, tregon historinë e betejës cinike mes dy grave të fisnikërisë britanike për të përfituar ndere nga mbretëresha.
Filmi mori çmime dhe për make – up dhe krehjet më të mira, skenarin original, kostumet dhe skenografinë më të mirë.
Katër çmime për filmin “Roma”, të Alfonso Cuaròn, i shpallur si regjisori më i mirë.
Çmimi si filmi më i mirë është një ngjarje e rrallë për një film jo në gjuhën angleze, i ambientuar në qytetin e Meksikos në vitet ’70.
Mes fituesve të tjerë ishin dhe Rami Malek si aktori kryesor për intepretimin e Freddie Mercury në “Bohemian Rhapsody” dhe BlacKkKlansman i Spike Lee për skenarin më të mirë jo original.
Çmimet britanike paraprijnë ato që do të jepen në Los Angeles në mbrëmjen e Oskar. /abcnews.al