Çmimet, analisti: Shitët rafinerinë, vetëm ajrin kemi tonin. Bylykbashi: Të krahasohemi me Kosovën

schedule21:57 - 10 Mars, 2022

schedule 21:57 - 10 Mars, 2022

Rritja e çmimeve, protesta e qytetarëve dhe masat e marra nga qeveria po diskutohen mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në Abc. Ish-deputeti demokrat Sherefedin Shehu deklaroi se sipas tij qeveria nuk ka marrë masa, pasi ende nuk kanë verifikuar çmimet, që konsiderohet si hapi i parë.

“Kryeministri ka disa ligje e norma dhe ka një administratë të tërë që duhet t’u thotë qytetarëve se si është e përgatitur për këtë krizë. Rama ka mekanizma për të kontrolluar spekulimin që përmendëm dhe thamë se ndodh. Në këtë rast kemi autoritetin e konkurrencës. Ne ende se dimë nëse çmimet janë ose spekulative”, tha Shehu.

Analisti Mentor Kikia nuk ngurroi të akuzojë të gjitha palët politike për faktin se vendi jonë varet nga nafta e huaj ndërkohë që ne jemi prodhues.

Shteti të verifikojë nëse ka rritje çmimi. Nëse ka të ndërhyjë. Ne sot po flasim për të ngritur një komision. Ju të gjithë e keni ngarkuar këtë produkte me të gjitha taksat e mundshme. Çfarë vuajmë ne sot. Ne varemi nga nafta e huaj nga buka e huaj, vetëm ajrin kemi tonin. Ne jemi prodhues potencial karburanti dhe nafte.
Ju e shitët te Taçi, nga Taçi te Taçi tjetër derisa u shkul rafineria. Ky vend është qeverisur nga kushtet e tradhtisë kombëtare. E shitët rafinerinë në mënyrë skandaloze. S’e kam ndaluar. Nuk është propagandë. Ky është rafineria e naftës sot. Ju e keni shitur të gjithë bashkë. Sepse e shitët te një kompani amerikane dhe doli Taçi pas dhe Taçi i  fundit e shiti
”, u shpreh Kikia.

Deputeti Oerd Bylykbashi bëri një krahasim me Kosovën. Pyetja që ai ngriti është se përse Kosova e ka çmimin e naftës më të ulët ndërkohë që e merr në të njëjtin vend si ne?

“Unë mendoj se privatizimi është gjë e mirë pastaj është gjë tjetër se si përdoret. Bëhet privatizimi dhe nëse ka diçka që nuk shkon mirë hetohet dhe dalin përgjegjësitë. Pse Kosova që e merr në Durrës karburantin ka atë çmim që ka sot. Në të njëjtin vend merr furnizim me naftë. Kosova nuk nxjerr asnjë litër naftë, e ka më lirë se neve”, tha Bylykbashi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!