Bashkitë do të kenë detyrimin që përgjatë këtij sezoni turistik të përcaktojnë çmimet tavan për shezlonget dhe çadrat.Kjo masë pritet ti japë fund abuzimeve nga subjektette cilat nuk do të kenë të drejtën të vendosin çmime sipas dëshirës.Sipas rregullores së miratuar nga qeveria bizneset që marin në përdorim stacionet e plazhit nuk do të mund të vendosin individualisht për çmimet
Sipas vendimit parashikohet që të jetë këshilli bashkiak I cili përpara fillimit të çdo sezoni turistik, do të miratojë me vendim çmimet maksimale për secilën zonë bregdetare në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, të cilat shërbejnë si kufi maksimal për negociimin dhe zbatimin e çmimeve nga subjektet private.
Në mungesë të këtij vendimi, çmimi maksimal përcaktohet ndërmjet bashkisë dhe subjektit privat, në përputhje me parimet e konkurrencës, proporcionalitetit dhe interesit publik.
Çmimet maksimale përcaktohen në mënyrë të diferencuar sipas zonave, duke marrë në konsideratë nivelin e zhvillimit turistik, aksesueshmërinë, intensitetin e kërkesës, standardin e shërbimit dhe interesin publik.
Tejkalimi i çmimeve maksimale përbën shkelje kontraktore dhe shkak për vendosjen e masave administrative dhe madje edhe zgjidhjen e kontratës.
Çdo stacion plazhi është i detyruar të respektojë nivelin kufi të zhurmave të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për zhurmat, si dhe/ose në planet vendore të miratuara nga organet e vetë. / abcnews.al /


