Librat vizatimorë mund të jenë pjesë të vërteta koleksioni, dhe pse në këtë rast bëhet fjalë për një pasion të kushtueshëm.
Një nga kopjet e para të Superman është shitur në ankand për një çmim rekord prej 3 milion e 250 mijë dollarë. Shifra rekord e kësaj shitjeje lë prapa rekordin e vendosur po nga një kopje e supermen, në vitin 2014 e cila u shit për 3 milion e 200 mijë dollarë.
Libri i publikuar në vitin 1938, përfaqëson fillimin e llojeve të superheronjve, dhe tregon gjenezën e Superman, mbërritjen e tij në Tokë si dhe origjinën e emrit Klark Kent.
Pronari i mëparshëm i kësaj kopjeje kishte shpenzuar një shumë të konsiderueshme për ta pasur: më shumë se 2 milion dollarë në vitin 2018. Rritja e mëtejshme e çmimit, lidhet me faktin se nga kjo kopje ekzistojnë njëqind të tilla në të gjithë botën, por kjo është ruajtur më mirë nga të gjitha./abcnews.al