Çmenduria e radhës, ish-lojtari i Anglisë turpërohet për 9 sterlina

schedule11:40 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 11:40 - 15 Dhjetor, 2019

Çmenduritë e Paul Gascoigne nuk ka fund. Ish-futbollisti i famshëm anglez ka përfunduar sërish në telashe dhe i është dashur të merret me policinë. Sipas raportimeve të The Sun, Gazza është futur në një dyqan të Londrës dhe ka marrë një shishe verë të kuqe që kushtonte 9 sterlina.

Gascoigne ka preferuar të mos paguajë faturën dhe ka dalë jashtë, por ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme. Ish-futbollisti i kombëtares angleze ka kërkuar menjëherë ndjesë dhe ka paguar çmimin e shishes së verës.

Gazza me numrin 8, në një moment ilariteti me arbitrin kryesor

Gazza cilësohet nga të gjithë si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit anglez, por po kaq e madhe ishte edhe çmenduria që nuk mbaron kurrë. Anglezi ka një raport të keq me alkoolin dhe vuan prej vitesh nga një varësi e tillë, teksa problemet me policinë janë kthyer në diçka normale për të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!