Malcom ishte një tjetër nënshkrim që nuk funksionoi te Barcelona. Anësori brazilian nënshkroi për klubin katalanas në 2018, pasi Barcelona e rrëmbeu atë në ekstrem nga Roma, e cila madje njoftoi një marrëveshje me Girondins de Bordeaux, klubi të cilit lojtari i përkiste në atë kohë.
Barcelona në verë të vitit 2018 bëri një lëvizje të bujshme, duke i marrë Malcom Romës, pak minuta para se ai të nisej për në Itali, teksa klubi italian kishte publikuar marrëveshjen me Bordeaux për të.
Por Barcelona ndërhyri në momentet e fundit dhe mundi të bindë brazilianin dhe Bordeaux për 41 milionë euro. Pas ardhjes në Barcelona Malcom e pati të pamundur të kapte formacioni dhe rezultoi të ishte një blerje e dështuar.
Pas një sezoni Barcelona e shiti në Rusi te Zenit për 40 milionë euro, duke rikuperuar pjesën më të madhe të parave, por jo të gjitha. Kjo për shkak se zbulohet se ata kanë paguar shumë komision për agjentin e lojtarit.
Agjenti i Malcom, Josep María Minguella Jr ka marrë plot 10 milionë euro nga ky ndërmjetësim, teksa 1.5 i ka marrë direkt për ndërprerjen e negociatave me Romën. Në Spanjë ky lajm ka marrë bujë, duke vërtetuar edhe njëherë keqmenaxhimin e klubit katalanas në vitet e fundit, teksa klubi tashmë rrezikon edhe falimentimin. /abcnews.al