“Çmenduria” e klubeve arabe këtë merkato vere, duket se nuk ka të ndaluar dhe pas nënshkrimit me “yje” si Karim Benzema, N’Golo Kante, Ruben Neves e shumë të tjerë, tashmë skuadra e Al-Nassr, duket se ka një “ide” të re për partnerin e sulmit të Cristiano Ronaldo.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, “gjigandët” arabë kërkojnë në sulm, “matadorin” uruguajan, Edinson Cavani, me 36-vjeçarin, që ka luajtur më parë me “yllin” portugez, te skuadra e Manchester United.
Mirëpo, Cavani duhet të presë, sepse fillimisht klubi nga Arabia Saudite kërkon të finalizojë transferimin e mesfushorit të Inter, Marcelo Brozovic e më pas do të fillojë negociatat me skuadrën e Valencia, për kalimin në Rijad, të “bomberit” uruguajan. /i.m /abcnews.al