Rezultat i çmendur në Eredivisie të Holandës. Ajax nuk është përmbajtur aspak në sfidën jashtë fushe me Venlo, kundërshtar të cilit i ka shënuar 13 gola! 0-13 u mbyll takimi i javës së gjashtë, teksa “Harkëtarët” kanë vendosur një rekord në ri në kampionat.
https://streamable.com/kdrp8y
Ishte viti 1972 kur Ajax “shkatërronte” 12-1 Vitessen, ndërsa sot ka përmirësuar rekordin pas plot 48 viteve. 0-4 u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes së sotme, teksa vendasit mbetën me një lojtar më pak në minutën e 52-të pas daljes me të kuqe të Kum.
Makkelie maakt een einde aan de ongeëvenaarde slachtpartij in Venlo. Ruim 48 jaar nadat Ajax met 12-1 van Vitesse won en op de dag af tien jaar na de 10-0 bij PSV-Feyenoord, scherpen de Amsterdammers hun eigen record aan: 0-13! #vvvaja https://t.co/bLt6cqLmPx pic.twitter.com/edk3AmEcZU
— AD.nl/sportwereld (@ADSportwereld) October 24, 2020
Miqtë nuk u përmbajtën dhe shënuan edhe 9 herë të tjera në 45 minutat e dyta. E shtunë fantastike për Lassina Traore, me sulmuesin nga Burkina Faso që realizoi 5 gola. Rrjetat e tjera u shënuan nga Ekkelenkamp (dy herë), Huntelar (dy herë), Tadic, Antony, Blind dhe Martinez. /abcnews.al