Çmenduri në Athinë! Nuk duan t’ia dinë për koronavirusin, grekët harbohen në klubet e natës

schedule23:54 - 18 Tetor, 2020

schedule 23:54 - 18 Tetor, 2020

438 raste me koronavirus u regjistruan sot në Greqi, teksa Athina vijon që të jetë një nga epiqendrat më të nxehta të përhapjes së sëmundjes.

Por pavarësisht masave dhe alarmit nga qeveria greke, nga qendra e Athinës vijnë pamje të pabesueshme. Mediat greke kanë publikuar pamjet e asaj që ndodh brenda një klubi nate në Athinë, ku ndodhen qindra spektatorë për të parë balerinat.

Pa respektuar masat e mbrojtjes për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, klientët argëtohen ngjitur njëri me tjetrin, pa maska ​​dhe duke injoruar pasojat e mundshme nëse një mbartës i virusit është mes tyre.

E gjithë kjo në një kohë kur nuk mund të përjashtohet mundësia që Athina të hyjë në një regjim bllokimi, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për ditë me radhë se situata në kryeqytet është “e brishtë” me disa zona të rënduara./ db/Abcnews.al