Klubet arabe po “pushtojnë” merkaton evropiane këtë verë, teksa deri më tani kanë arritur të sigurojnë shërbimet e “yjeve”, si Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino e shumë të tjerë.
Mirëpo, milionave të sauditëve nuk i ka rezistuar as anësori i “qytetarëve” të Manchester City, Riyad Mahrez, i cili sipas raportimeve më të fundit është shumë pranë kalimit te arabët e Al-Ahly skuadër ku deri më tani kanë shkuar dhe Roberto Firmino dhe portieri i Chelsea, Edouard Mendy. /i.m /abcnews.al