Një shqiptar u arrestua mbrëmjen e së dielës në Janinë. Ai kishte probleme me dokumentet për të kaluar në zonën Shengen dhe si zgjidhje gjeti faktin që të kalonte me forcë duke thyer barrierat metalike të vendosura në doganë.
Në momentin që nuk ndaloi për të vulosur pasaportën dhe theu traun duke u larguar me shpejtësi, dogana dha alarmin dhe policia iu vendos pas, shkruajnë mediat greke.
Arratia në tokën greke zgjati vetëm pak minuta, pasi shqiptari u lokalizua dhe arrestua nga policia në aksin Kakavijë-Janinë, ndërsa tashmë do të përballet me disa akuza në drejtësinë greke./ db/Abcnews.al