Martin Satriano “çmend” skuadrat e Premier Leagues dhe Ligue 1, të cilat kërkojnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të Interit, i cili është i huazuar te Brest në kampionatin francez.
Sipas “Mirror” raportohet se Chelsea dhe Tottenham po monitorojnë sulmuesin e Brest, i cili në Ligue 1 ka shënuar 4 gola në 11 paraqitje.
Blutë dhe Spurs janë gati për të nisur sfidën me Marseille dhe Lille. Në veçanti, Antonio Conte, trajneri i Tottenhamit, do të preferon Satrianon, pasi e ka pasur nën rudhrat e tij kur drejtonte Interin në Seria A. /f.a/abcnews.al