“Çmenden” socialistët në Francë, shesin kapele me sloganin e Trump, shpërthen rrjeti

schedule12:34 - 31 Gusht, 2022

schedule 12:34 - 31 Gusht, 2022

Një suvenir i shitur, gjatë seminareve verore të Partisë Socialiste Franceze, që u zhvilluan në fund të gushtit në Blois, shkaktoi reagime mes politikanëve dhe votuesve.

Partia Socialiste, e cila po punon me partinë e ekstremit të majtë të Jean-Luc Melenchon në koalicionin Nupes, zbuloi një sërë artikujsh për shitje me rastin e seminareve verore të partisë: një çantë shpine me sloganin ” La vie en rose’, lapsa, por mbi të gjitha një kapelë e kuqe me sloganin ‘Make la gauche great again’, i frymëzuar nga slogani i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Kapelja në fjalë shkaktoi reagime të forta, por edhe u bë shkak i komenteve negative në rrjetet sociale. Më tronditëse për botën e së majtës ishte se kapela në fjalë e frymëzuar nga Trump ishte prodhuar në Kinë.

Në fakt, kapelja ka një etiketë Made in China nga brenda dhe shitej për 10 euro secila. Parulla si dhe origjina e saj kineze u bënë objekt reagimesh të forta.

“Ja ku jemi, Partia Socialiste po propozon një kapele me sloganin e Trump mbi të…Sa turp! “Slogani është vjedhur nga Trump”

“Me një kapele të kuqe nga Kina,” ishin disa nga komentet.

Siç shkruan Times, dihet se Partia Socialiste e Francës dikur e fuqishme po kërkon mënyra për të ulur borxhin prej 18 milionë eurosh, por të “frymëzimi” nga Trump nuk është gjëja më e mirë për reputacionin e saj.

Një votues i socialistëve, në fakt, pyeti veten nëse me lëvizje të tilla partia synon një përqindje  negative në zgjedhjet e ardhshme, pasi në maj kandidatja e saj për president, Ann Hidalgo, mori vetëm 1.7% të votave.

/abcnews.al