“Çmenden” pleqtë, 79-vjeçari ngacmon seksualisht dy vajzat e mitura në Divjakë

schedule13:17 - 31 Tetor, 2022

schedule 13:17 - 31 Tetor, 2022

Një i moshuar ka rënë në prangat e policisë në Divjakë, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajza te mitura.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin S. T., 79 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura”, njoftoi policia.

Ky nuk është rasti i parë i ngacmimit seksual ndaj vajzave të mitura në këto dy ditë.  Të shtunën një 61-vjeçar u arrestua në Lushnje, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur.

Lexo edhe: Arrestohet manjaku në Lushnje, ngacmoi seksualisht të miturën në dyqanin e tij, zbardhen detajet

61-vjeçari u arrestua  pas denoncimit nga ta afërmit e të miturës me pretendimin se ai u kishte ngacmuar vajzën pasi ajo kishte shkuar në dyqanin e personit në fjalë.

Vajza 15 vjeçe ka shkuar në dyqanin e 61 vjeçarit për të blerë çokollata kur ky i fundit e ka prekur në pjesën e sipërme të trupit. Menjëherë e mitura ka shkuar në shtëpi dhe i ka treguar së ëmës. Bashkë me prindërit kanë bëre denoncimin në polici pak orë pasi ndodhi ngacmimi. Në dyqanin e 61 vjeçarit mësohet se ka pasur edhe persona të tjerë kur ngacmoi vajzën dhe e kanë parë veprimin e 61 vjeçarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!