Anija “Ever Given” që prej një jave kishte bllokuar Kanalin e Suezit është liruar përfundimisht dhe ka filluar lundrimin.
Tashmë anija gjigante po lëviz në drejtim të Liqenit të Madh në Kanalin e Suezit.
Boskalis, kompania holandeze që kryesoi punën për lirimi e kësaj anijes, kishte paralajmëruar më parë se ishin në rrugën e duhur për të zhvendosur plotësisht anijen.
Bllokimi ka krijuar një grumbullim të rreth 370 anijeve në të dy anët e kanalit, i cili mbart rreth 12 përqind të tregtisë globale. Anije tregtare me vlerë rreth 10 miliardë dollarë kalojnë nëpër kanal çdo ditë sipas një vlerësimi të Lloyd’s List, para këto të humbura çdo ditë që nga bllokimi që shkaktoi “Ever Given”. E.L/ abcnews.al/