Çlirimi i Tiranës, Tufa thirrje për bashkim: Të harrojmë ndasitë

schedule16:49 - 17 Nëntor, 2019

schedule 16:49 - 17 Nëntor, 2019

Kreu i Institutit të Krimeve të Komunizmit Agron Tufa në ditën e çlirimit të Tiranës apeloi për një bashkim të shqiptarëve përballë rrezikut që sipas tij i kanoset vendit. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Tiranë, Tufa deklaroi se në vend shumica po instalon një diktaturë të re përballë së cilës duhet një reagim i menjëhershëm.

Ditën e çlirimit të Tiranës, të përndjekurit politikë e përkujtuan duke risjellë në vëmendje krimet dhe dënimet që regjimi komunist prodhoi për 45 vite në Shqipëri. Drejtori i Institutit të Krimeve të Komunizmit Agron Tufa apeloi që shqiptarët të zgjojnë ndjenjën e reagimit sepse sipas tij një regjim i ngjashëm po instalohet në vend.

Sipas Tufës, shqiptarët duhet të udhëhiqen te gjërat që i bashkojnë sepse vetëm në këtë mënyrë do të bëjnë të mundur rrëzimin e regjimit.

Në kohën kur në Tiranë organizoheshin ceremoni festive, pasardhësja e familjes Kokalari e përlotur rrëfeu kujtimin e fundit me të atin.

Në takimin e zhvilluar përpara Institutit të të Përndjekurve Politikë merrte pjesë edhe kreu i demokratëve Basha dhe ish-deputetë të opozitës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!