TIRANË- Historiani i njohur Pëllumb Xhufi, i ftuar në emisionin “Real Story” tregoi detaje nga vizita që Enver Hoxha zhvilloi në Jugosllavi në vitin 1946.
Ai theksoi se Enver Hoxha i ka kërkuar Titos, të mbante fjalën për Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
Rrethanat e kërkesës së Hoxhës shtoi Xhufi u dokumentuan dhe u dërgua në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.
“Ka një fillim, lufta e dytë botërore, në të cilën komunistët shqiptarë dhe jugosllavë u rreshtuan në krahun e duhur po themi. Pra, organizuan rezistencën. problem i Kosovës është trajtuar që gjatë luftës, nuk e thotë vetëm Enveri, por e thonë edhe të huajt. Vetë dokumentet jugosllave e pranojnë, që Konferenca e Bujanit, është bërë 1943-44, ditët e fundit të dhjetorit deri ditët e para të janarit.
Kanë pasur dorë Fadil Hoxha dhe komunistët kosovarë dhe ka pasur dorë edhe vetë Enver Hoxha, madje edhe Miladin Popoviçi. Miladin Popoviçi është larguar nga Shqipëria, pikërisht se ishte që Kosova të bashkohej me Shqipërinë, siç u vendos dhe në Bujan, ai ka pasur dorë në Konferencën e Bujanit, edhe Miladini, edhe Enveri dhe Fadil Hoxha, e thotë dokumenti i botuar nga kolegët kosovarë madje.
Kështu që problemi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është shtruar edhe gjatë luftës. Në 1946, kur Enveri bëri vizitën e parë në Beograd ka një raport të ambasadorit sovjetik në Beograd, i cili ia çon Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku i thotë: Bisedova me ambasadorin jugosllav, që shoqëronte Enver Hoxhën në Beograd dhe i thashë si i shkuan bisedimet mes shokut Tito dhe shokut Enver, shumë keq më tha, si shumë keq? Po tha, sepse sapo zbriti nga avioni, Enver Hoxha i kërkoi të mbante fjalën Titos bashkimin Kosovës me Shqipërisë dhe ia kërkoi në mënyrë të papërshtatshme, se fjalët kanë rëndësi, me arrogancë, që e kishte Enveri”, tha ai./abcnews.al