“Çlirimi” i Lungomares/ Vlorë, IMT vijon aksionin pas porosive të kryeministrit Rama

schedule18:13 - 10 Korrik, 2025

schedule 18:13 - 10 Korrik, 2025

Aksionet për lirimin e hapësirave publike vijuan edhe këtë të enjte në qytete të ndryshme të vendit.

Pamjet që shihni në ekran vijnë nga Vlora ku inspektoriati I mbrojtjes së territorit dhe policia bashkiake mësynë në zonën e Lungomares për ta liruar të gjithë hapësirën publike.

Aksioni vjen pas kërkesës së kryeministrit Rama një javë më parë, kur dha mesazhin e qartë jo vetëm për funksionimin e administratës, por edhe për zaptimin e hapësirave publike.

Lungomarja aty ku edhe u përqëndrua aksioni këtë të enjte, është hapësira e cila sipas shefit të qeverisë ka nevojë për t’u harmonizuar mes interesave të bizneseve dhe qytetarëve.

Shembja e ndërtimeve pa leje vijoi të enjten edhe në Theth. Inspektoriati I mbrojtjes së territorit dhe zyrtarë të lartë të policisë po ndjekin nga afër shembjen e godinave me strukture druri dhe betoni.

Aksioni për të shëruar thethin nga zaptimi nisi të hënën ndërsa sheshi ngjitur me kishën shekullore, simbol I fshtatit dhe destinacion I mijëra turistëve në çdo stinë, do I kthehet tërësisht publikut.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!