Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çlirimi i hapësirave publike/ Tiranë, pas “drurit”, pronarët bashkëpunojnë me inspektorët

schedule18:01 - 11 Korrik, 2025

schedule 18:01 - 11 Korrik, 2025

Aksioni i IMT në Tiranë nuk ka ndaluar prej ditësh, teksa duket se asnjë cep i kryeqytetit nuk i shpëton ghrupeve të imt të cilat janë shpërndarë nëpër terren nën shoqërinë edhe të policisë bashkiake e asaj të rendit në raste specifike,.

ABC ka ndjekur nga afër një prej grupeve të vendosura në zonën e qytet studentit aty, ku krerët e njësive dhe grupet e imt-së kanë verifikuar, e paraljamëruar bizneset, marketet e bar kafet të cilët kanë kaluar kufirin e lejes dhe kanë marrë nga hapsira e qytetarëve.

Kreu I imt-së rigers sheqeri, e drejtoresha e policisë bashkieake Elona Lalaj kanë zbritur në terren së bashku me grupet e punës, ata komunikuan edhe me pronarë e menaxherë e bizneseve të cilët u paraljamëruan dhe u vunë në dijeni të të gjitha procedurave për lirimin e hapsirave që u janë marrë qytetarëve,



Më tej zona e pazarit të ri, e rruga e elbasanit të cilat janë të mbingarkuara me lëvizje kanë pasur bahskëpunimi me kreun e njësisë që I mbulon, në të gjitha aksionet duket në këtë zonë duket se nuk është dashur as praniua e efektivëve për shkak se janë angazhuar vetë punonjësit e bizneseve për ti liruar hapsirat që skanë të drejtë ti shfrytëzojnë.

Prej ditësh IMT- ja ka vijuar aksionin në terren për tju dhënë qytetarëve hapsirat që u takojne. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!