377 subjekte që cenojnë sigurinë rrugore ka evidentuar Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Korçë përgjatë segmenteve Qafë Thanë – Kapshticë dhe Korçë – Leskovik.
“Janë kryesisht rrethime të banesave, ka dhe tabela karburantesh, servise që mund të kenë makina të çmontuara që kanë zënë rrugën, më pak dhe përpunim mermeri.”
Paralajmërimi për çlirimin vullnetar të hapësirave publike ka përfunduar më 5 gusht dhe inspektorët dolën në terren për të monitoruar situatën.
“Ka filluar një lloj ndërgjegjësimi nga banorët apo bizneset për të çmontuar vullnetarisht. Ndërkohë grupet janë në terren duke marrë masa që në rast se nuk ka nisur ende largimi do merren masa për ti gjobitur dhe për ti prishur nga ana e strukturave tona.”
Të enjten inspektorët u ndalën në shembjen e rrethimeve që po bëhej vullnetarisht nga bizneset që kishin zaptuar hapësirat që cenonin sigurinë në rrugën nga Korça në Pogradec./abcnews.al

