Çlirim Gjata: Si na ranë në dorë dosjet 339 dhe 184

schedule20:45 - 26 Mars, 2019

schedule 20:45 - 26 Mars, 2019

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata është shprehur se dosjet e famshme 339 dhe 184 nuk i ka prekur kush me dorë dhe se ndaj tyre nuk ka nisur asnjë hetim. Këto deklarata Gjata i bëri në emisionin “Provokacija”. Ndër të tjera ai theksoi se këto dy dosje janë vetëm maja e ajsbergut, ku eksponatet të lartë të PS flasim me bosët e krimit në Shqipëri për blerje votash.

Çlirim Gjata: Askush nuk i prek dy dosjet e famshme sepse vetëm dy dosje janë që dimë ne që kanë dalë kanë marrë dhen lere sa ka atje. Përgjimet ku politikanët e lartë të mazhorancës thuhet se kanë komunikim me bosët e bandave në Shqipëri për blerje votash. Çfarë ka ndodhur? Shërbimet e huaja kanë përgjuar bandat e drogës, për trafik ndërkombëtar droge dhe i kanë përgjuar për hesap të tyre. Nuk e dinin ata se po merreshin me blerje votash pasi nuk u intereson shënimeve të huaja partnere çështja e blerjes së votave në Shqipëri, ata kanë problemin e trafikut të drogës. Duke hetuar këta banda ka dalë se shumë nga eksponatët dhe shefat e këtyre bandave flasin me politikanë të lartë për blerje votash.

Mustafa Nano: Më politikanë të lartë për cilët, e keni fjalën për Durrësin?

Çlirim Gjata: Duke filluar  që nga Vangjush Dako, ministri Gjiknuri e deri tek Edi Rama ka biseda.

Mustafa Nano: Ka biseda kur Edi Rama…

Çlirim Gjata: Po po e kanë thënë vetë prokurorët dhe vetëm majën e ajsbergut kanë nxjerrë BIRN dhe Zëri i Amerikës. Kjo pjesë e përgjimeve ka ardhur pastaj në Shqipëri dhe janë dy dosjet e famshme 339 dhe 184. Pse nuk hetohen? Nuk po themi pse nuk po i marr t’i arrestojë, t’i dënojë, por kërkojmë t’i hetojë. Por nuk i prek kush me dorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!